TIRANE-Viti 2016, është mbyllur me shifrën rekord prej 19,834 debitorësh te tatimet. E dhëna vjen përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me subjektet debitore.
Bie në sy se rreth 5 mijë prej këtyre debitorëve i janë shtuar listës gjatë vitit 2016. Disa prej këtyre subjekteve rezultojnë debitorë që prej vitit 2009.