Report TV - Kushtetuesja rrëzon Vatikanin "Don Bosko" i kthehet pronarëve

Report TV 2017-02-26

Views 0

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ambasadës së Vatikanit në Tiranë për pronësinë e qendrës sociale ?Don Bosko?.

Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të Kushtetueses e cila më 5 dhjetor 2016 ka vendosur të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e ambasadës së Selisë së Shenjtë, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Kolegji Ppenal për mos pranim rekursi.

Por si nisi konflikti dhe proceset gjyqësore të Vatikanit me drejtësinë shqiptare?
Prej vitit 1997 kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, shteti shqiptar i ka dhënë në përdorim 6 hektarë tokë me qira 10 dollarë për hektarë për një afat 49 vite.

Nga firmosja e marrëveshjes në 1997 deri më sot në këtë sipërfaqe toke e ndodhur në rrugën që të çon tek Spitali i Traumës, ushtron aktivitetin e saj qendra sociale ?Don Bosko?.

Share This Video


Download

  
Report form