Report TV - KQZ i hoqi mandatin, D.Tahiri padi në Gjykatën Administrative

Report TV 2017-02-26

Views 0

TIRANË-Dashamir Tahiri përmes avokatit të tij Fatmir Braka ka depozituar në Gjykatën Administrative një padi penale ndaj vendimit të KQZ që i hoqi mandatin në bazë të Ligjit për dekriminalizimin.

?Argumentat janë ato që parashtruam në KQZ. Vendimi i KQZ ishte i paarsyetuar. KQZ duhet të përcaktonte edhe Gjykatën kompetente. Kemi kërkuar pezullimin e vendimit të KQZ deri sa të merret vendimi. Tahiri do të jetë deputet deri në vendimin e firmës së prerë të Gjykatës. Dashamir Tahiri ka qenë i padënuar dhe ligjërisht ai është i pafajshëm. Kërkojmë nga Gjykata Administrative të pezullojë vendimin e KQZ?, u shpreh Braka.

Braka gjithashtu tha se po shqyrtojnë mundësinë e depozitimit në Kushtetuese dhe të ligjit për Dekriminalizimin. ?Ligj plot me absurditete?, tha avokati i Dashamir Tahirit.

Share This Video


Download

  
Report form