Paloka: Nëse preket vota, vendi në destabilitet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ketë vit, Partia Demokratike synon te rikthehet ne pushtet pas 4 viteve ne opozite dhe kërkesa e saj kryesore është garantimi i nje procesi te lire e te ndershëm ne 18 qershor. Nënkryetari i PD Edi Paloka paralajmëron, se ne rast se vota preket vendi do te shkoje ne destabilitet.?Nëse megjithe përpjekjet tona po marrim rastin ekstrem Rama dhe kjo maxhorance prape do te zhvillojnë zgjedhje ashtu siç i kane zhvilluar ne këto 3 vite; zgjedhje te dhunuara, zgjedhje te blera, pra jo te standardeve normale, nuk po kërkojmë standardet me te larta evropiane, por standarde normale per te quajtur zgjedhje te lira e te ndershme; sigurisht qe kjo do te kete pasoja. Absolutisht do te ketë pasoja dhe nuk mund te flitet per stabilitet ne ketë vend.?Prej ditësh Partia Demokratike po zhvillon konsultime per rrugën qe çon ne garantimin e zgjedhjeve me standarde tashme qe propozimet e tyre kryesore per reformën zgjedhore, si votimi e numërimi elektronik janë rrezuar; duke pasur bindjen se largimi i kryeministrit Edi Rama do te ndikonte ne përmbushjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Por ndërsa strategjia është ende ne faze diskutimi, duket se nje gjë Partia Demokratike e ka vendosur; ajo nuk do te kërkoje aleance me partine e Ilir Metes.?Sot Partia Demokratike është ne opozite, LSI është ne qeveri dhe nuk mund te diskutohet absolutisht per nje koalicion midis nje partie qe drejton opozitën dhe nje partie qe është ne qeveri. Nuk behet fjale absolutisht per koalicione parazgjedhore me asnjë parti qe qeveris, qe është pjese e te keqes.? Por kete vit do te mbahen edhe zgjedhjet presidenciale, te cilat mesa duket do te jene nje çështje vetëm e koalicionit qeverisës. Sipas Palokes, maxhoranca nuk ka kërkuar konsensus as per institucione me pak te rëndësishme si Avokati i Popullit e nuk ka asnjë pritshmëri qe te ndodhe ndryshe me kreun e shtetit.?As per Avokatin e Popullit, as per institucione te tjera te cilat gjithmonë kane qene te ekuilibruara, gjithmonë ne parlament janë paraqitur kandidatura nga opozita dhe maxhoranca dhe është rene dakord qe ne baze te proporcioneve ne parlament te jene dhe përfaqësuesit e tyre ne këto institucione. Per asnjë prej këtyre institucioneve nuk është pyetur opozita, janë zgjedhur te gjithë te maxhorances, janë te gjithë rastet e fundit. Opozita as nuk është përfillur. Kështu qe duket se vullneti i Rames per keto çështje eshte i qarte dhe kur s?jep konsensus per institucione te tilla si mendoni ju se do te vendose per Presidentin e Republikës.?Procedura per zgjedhjen e Presidentit te Republikës pritet te nise ne fund te muajit mars dhe sipas Kushtetutës ne 3 raundet e para ai zgjidhet me 84 vota, ndërsa ne 2 te fundit zgjidhet me 71 vota. Kjo nuk duket nje sfide e vështire per maxhorancen e cila numëron me tepër se 84 deputete. Qe prej miratimit te Kushtetutës, parlamenti ka zgjedhur vetëm nje president konsensual, Alfred Moisiu; por pavarës...

Share This Video


Download

  
Report form