Moti i ftohtë ka pushtuar vendin prej disa ditësh, e ndërsa temperaturat në minus gradë celcius kanë vijuar edhe gjatë natës.
Situata paraqitet më problematike krahasuar me ditën e djeshme, dhe shkak për këtë janë bërë ngricat që kanë mbuluar disa akse kryesore në vend. Dëbora dhe ngricat kanë pushtuar veriun ku mësohet se shumë fshatra dhe rrugë janë të bllokuara nga reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë në 24 orët e fundit.