Spitali Rajonal i Vlorës është spitali i parë pas Tiranës, i cili ofron falas për pacientët që kanë nevojë protezë ortopedike. Deri më sot, janë rreth 15 pacientë të Qarkut të qytetit bregdetar që kanë përfituar nga ky shërbim.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nga spitali Rajonal i Vlorës deklaroi se janë 80 milionë lekë të rialokuara për buxhetin e Spitalit të Vlorës vetëm për financimin e protezave.
?Kjo që kemi zgjedhur për të bërë një mënyrë kontraktimi që quhet marrëveshje e përgjithshme, që nuk e kemi stokun këtu, sipas rastit, kompania sjell një gamë materialesh mjekësore, pastaj mjekët zgjedhin atë që duhet, ne e shlyejmë në fund të muajit,? u shpreh z. Beqaj, ndërkohë që shpjegoi se janë rialokuar këtë vit 80 milionë lekë për buxhetin e këtij për Spitalin e Vlorës. ?Kjo është ndihmë sigurisht për të sëmurët, mbështetje për mjekët që mund ta bëjnë siç duhet gjithë ndërhyrjen e tyre?, u shpreh Beqaj.