Report TV - Beqaj: Proteza ortopedike falas edhe në spitalin Rajonal të Fierit

Report TV 2017-03-31

Views 1

Protezat ortopedike tashmë ofrohen falas edhe në spitalin Rajonal të Fierit. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte në spitalin Rajonal të Fierit ku u takua me mjekët ortopedë të këtij spitali, teksa u shpreh se tashmë qytetarët nuk kanë nevojë të shpenzojnë para për t?i blerë vetë protezat me kosto që shkonin deri në 3 milionë lekë, apo të shkojnë në spitale jopublike, por mund t?i kryejnë operacionet në spitalin Rajonal të Fierit duke mos paguar asgjë.

?Edhe në spitalin Rajonal të Fierit ka filluar prej disa javësh ofrimi i protezave në spital, brenda atij kujdesi shëndetësor, sigurisht falas, pa pagesë që ne ofrojmë në spital. Tashmë, edhe protezat, qytetarët nuk kanë nevojë të shpenzojnë para për t?i blerë vetë siç kanë bërë deri më parë, me kosto që shkonin edhe deri në 3 milionë lekë, apo të shkonin në struktura spitalore private, por mund t?i kryejnë operacionet në spitalin Rajonal të Fierit duke mos paguar asgjë?, theksoi Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form