Report TV - Fier, familja në varfëri ekstreme s’blejnë dot ilaçet për foshnjen

Report TV 2017-03-04

Views 3

Një familje në fshatin Kallm Buzhak në Fier jeton në mjerim të plotë.

Vilson dhe Denisa Buzi si dhe vajza e tyre vetëm 7 muajshe, edhe ditët e acarta po i kalojnë në terr për shkak se energjia elektrike iu është ndërprerë për mospagesë të faturave.

Report TV ishte në banesën e çiftit të ri, të cilët kanë apeluar për ndihmë, pasi nuk kanë as mundësi punësimi. Ato nuk kanë as tokë dhe as një mundësi tjetër për të siguruar të paktën ushqimin për fëmijën.

Problemi më i madh për ta mbetet vajza 7 muajshe. Për shkak të të ftohtit vajza është sëmurur, ndërsa prindërit nuk kanë mundësi t?i blejnë as ilaçet.

Banesa e tyre është e rrënuar plotësisht, pa dyer e pa dritare. E vetmja mundësi që ata të kalojnë këto ditë të ftohta ishte një sobë e vjetër druri e dhuruar nga të afërmit e tyre.

Veç problemeve nga i ftohti dhe mjerimi, familjes Buzi i shtohet edhe rreziku i shembjes së banesës, pasi çatia e saj është e dëmtuar.

Share This Video


Download

  
Report form