http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita nuk do te hyje ne zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet e saj për garantimin e procesit. Aleati i PD, Agron Duka deklaron se keto kushte janë ose qeveria teknike ose zbatimi i votimit e numërimit elektronik; nëse asnjë prej ketyre nuk plotësohet atëherë standardet e procesit elektoral janë ne rrezik e opozita nuk duhet te marre pjese ne garën e 18 qershorit. Edhe për aleatin tjeter te PD Dashamir Shehi, garancitë qe vota nuk do te vidhet e blihet janë thelbësore per opozitën.Agron Duka: Partia Demokratike është shprehur edhe neper media qe ne kërkojmë ose votim elektronik dhe numërim elektronik ose qeveri teknike; por me ose, ose, kjo pune nuk zgjidhet. Unë gjykoj qe opozita duhet te marre vendim nese nuk zgjidhen keto dy probleme te shtyhen zgjedhjet, te mos hyje ne zgjedhje me këtë kod zgjedhor dhe pa siguruar qe vota te shkoje ne destinacionin e duhur. Dashamir Shehi: Une them qe opozita duhet ta ushtroje deri ne fund presionin, peshën politike qe ka, t?ua beje te qarte kundërshtareve dhe te huajve qe neqoftese nuk ka ndryshime te qenësishme ne kodin zgjedhor qe te garantojnë voten e lire, zgjedhjet ne vetvete rrezikohen.Por per Shehin, reforma zgjedhore nuk mjafton qe opozita te vije ne pushtet; se pari sipas tij e djathta duhet te fokusohet tek alternativa e programi qe iu ofron qytetareve.Dashamir Shehi: Duhet te merremi me gjera qe shohin larg se erdhi dita e zgjedhjeve, neqoftese do te ngatërrohemi neper këmbe me këto cikërrimat e përditshme, unë them qe nuk dalim, nuk krijojmë vizion. Per shembull, ra bore tani dhe u mbyllen shkollat-nuk u mbyllen shkollat, jo ka ngrohje po s?ka ngrohje; sot nuk ka ngrohje, por nuk ka pas ngrohje as para 3 vjetëve.Sipas Shehit, tashme ka ardhur koha qe Basha te ndahet nga ish-kryetari i PD Sali Berisha, e te udhëheqë i vetëm opozitën drejt betejës zgjedhore.Dashamir Shehi: Une gjykoj qe Basha duhet ta marre kete vendim final qe jam unë këtu dhe ato qe do t?i shkojnë prapa, do t?i shkojnë prapa. Une gjykoj qe nuk mund te luaje te njëjtin rol si 24 vjet përpara, 24 vjet përpara Berisha ishte kryeministri ne fuqi, ishte kryetari i partisë; tani nuk është asnjëra as tjetra. Kështu qe kete rol duhet ta luaje Basha neqoftese duam te bëjmë politike serioze, mos t?i bëjmë prone te shtepiave partitë politike. Berisha ka gjithë historinë e vet politike me te rëndësishme te shqiptareve te këtyre 25 vjetëve, une gjykoj qe historia dhe fati i kane dhënë shume. Kështu qe këtë cope rruge ne do ta bëjmë bashke me zotin Basha, neqoftese zoti Basha është i zoti te na udhëheqë. Ne këtë fillim viti zgjedhor, opozita është fokusuar tek garancitë ligjore qe vota te mos blihet apo vidhet dhe ne korridoret e selisë se PD qarkullon ideja se standardet e procesit jane me te rëndësishme se data e zgjedhjeve dhe votimi e numërimi elektronik duhet te bëhen edhe me koston e shtyrjes se zgjedhjeve parlamentare.