Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita do të kushtëzojw çdo veprimtari parlamentare ose jo, me avancimin e reformës zgjedhore. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas një takimi me aleatët , ku u dakordësuan për një platformë të plotë për garantimin e standarteve në zgjedhjet e 18 qershorit. Basha, ripërsëriti si kusht votimin dhe numërimin elektronik, ndërsa shprehu mbështetjen për listat e hapura.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mblodhi aleatët parlamentarë, nga ku dolën me qëndrim të unifikuar për garantimin sipas tij të standardeve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Basha tha se procesi është në rrezik, pasi kryeministri Edi Rama ka mobilizuar bandat.
Basha: Në këto zgjedhje nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shitblerjes së votës, por do të vendosë vullneti i qytetarëve.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj tha Basha kanë vendosur të kushtëzojnë çdo veprimtari tjetër me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-keto-zgjedhje-do-te-vendosin-qytetaret-jo-kriminelet/