Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në muajin shtator do të nisë puna për reformën në Inspektorate që parashikon reduktimin e tyre 6-7 dhe varësinë nga Inspektorati Qëndror. Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, që do të drejtojë këtë reformë të rëndësishme u bëri thirrje biznesve që të refuzojnë inspektorët që shkojnë me laps e letër, sepse inspektimet kryhen vetëm online, konform ligjit. Inspektoriati Qëndror do të ketë në varësi Inspektoriatet e Mjedisit, Shëndetësisë e Ushqimit, IKMT-në, Inspektoriatin e Teknikës, të Punës dhe atë të Transportit.
Reforma në Inspektoriate parashikon reduktimin e tyre nga 16 që janë aktualisht në 6-7 Inspektoriate në varësi të Inspektoriatit Qëndror.
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, që do të udhëheqë këtë reformë të rëndësishme në këtë sektor shprehet se ristrukturimi do të nisë në muajin shtator, do të zgjasë 2-3 vite dhe ky institucion do të ketë nën varësi Inspektoriatet si ai i Mjedisit, Shëndetësisë dhe i Ushqimit, IKMT-në, Inspektoriatin e Teknikës, Punës dhe Transportit.
Hajdari: Duke i riformatuar mbi bazën e objektit të kontrollit dhe shpjegimeve që bëjnë dhe qëllimi për të cilin janë ndërtuar. Sigurisht që do të kemi një numër shumë më të vogël seç janë tani. Aktualisht kemi 16 Inspektoriate Shtetërore që nuk do të kalojnë gishtat e dy duarve, pra rreth 6-7 Inspektoriate Shtetërore.
Në përgjegjësisnë e kryeinspektorit të Përgjithshëm, Hajdari bën një thirrje të fortë për biznesin dhe qytetarët që të refuzojnë çdo inspektor që me bllok e stilolaps kërkon të bëjë inspektime.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hajdari-mos-pranoni-inspektor-me-laps-e-leter-cdo-veprim-online/