Personat në situatë rruge që janë strehuar në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave, i janë nënshtruar edhe një kontrolli shëndetësor.
Që prej javës së shkuar, rreth 193 persona e kanë kaluar natën në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës, ku veç strehimit kanë marrë edhe ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje, duke i bërë kështu ballë të ftohtit të acartë që ka prekur kryeqytetin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte dje i pranishëm në qendrën sociale të Kombinatit, ku falenderoi stafin për përkushtimin dhe mjekët e infermierët për kontrollet shëndetësore ndaj të gjithë personave të strehuar.
?E çmoj shumë faktin që janë këtu dhe që po bëjmë disa vizita të rëndësishme, për t?u siguruar që ky nuk është vetëm një moment për të futur kokën në një strehë sa të kalojë i ftohti, por edhe një moment për t?u ushqyer mirë, për të kuptuar historitë njerëzore të njerëzve dhe për të menduar pak edhe për ditën pas, por ndoshta është edhe një moment ku për herë të parë shumë individë, të cilët janë në situatë rruge, bëjnë kontrollin e tyre të parë mjekësor?, tha Veliaj.