Ora News – PD e PS nuk bien dakord për vendimin e votimit elektronik

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas më shumë se dy orë debatesh, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore pas mungesës së dakordësisë me mazhorancë për t?i dhënë me vendim detyrën një grupi ekspertësh që do të hartonin një plan për identifikimin biometrik, votimin dhe numërimin elektronik.
Pasi u hodh në votim nga Bylykbashi, votën pro e dhanë vetëm deputetët e djathtë, ndërsa Balla votoi kundër, duke vënë veton.
Balla tha se ishte parimisht ishte dakord, por më përpara ekspertët duhet të pqrgatisnin një material se si është përdorur teknologjia në vende të tjera.
Demokratët u përpoqën ta shndërronin në vendim propozimin e tyre për hartimin ligjor dhe teknik të identifikimit biometrik, votimit dhe numërimit elektronik, por kjo nuk gjeti dakordësinë e së majtës.
Për kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ekspertiza është e gatshme, ajo e vitit 2012.
Ai tha se duhet ekspertizë ndërkombëtare pasi Shqipëria nuk ka ekspertë të posaçëm në fushën e zgjedhjeve dhe modelet thjesht adaptohen.
Ajo që shkaktoi braktisjen e komisionit ishte propozimi i Partisë Demokratike për të mandatuar me vendim ekspertët për të sjellë një ekspertizë për këtë çështje, por socialistët e kundërshtuan këtë, duke kërkuar më parë një opinion nga OSBE/ODIHR.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/votimi-elektronik-vasili-shqiperia-ska-eksperte-te-posacem/

Share This Video


Download

  
Report form