Ora News – PD-PS dakord në parim për votim dhe numërim elektronik

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore i është rikthyer punës, ndarsa mazhoranca dhe opozita kan gjetur dakortësinë e parë që puna të mbyllet deri në fund të dhjetorit, ndërsa në parim kanë gjetur gjuhën e përbashkët për votim dhe numërim elektronik. Bashkëkryetari Oerd Bylykbashi, tha se ky kapitull duhet të shqyrtohet që të gjejë implementim në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Taulant Balla, tha se baza e një propozimi të tillë është e përbashkët, pasi edhe Partia Socialiste e ka kërkuar këtë në vitin 2011. Taulant Balla kërkoi gjithashtu që reforma zgjedhore të mundësojë votimin e emigrantëve.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore i është kthyer punës, pas disa muajve nga ngritja, duke miratuar planin që do ndiqet në javët e ardhshme.
Bashkëkryetarët, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla, u dakortësuan në parim që puna të nisë me propozimin e Partisë Demokratike për votim dhe numërim elektronik, një ndër kërkesat thelbësore për kodin e ri zgjedhor.
Bylykbashi: Komisioni bashkë me ekspertët të shohë me prioritet kornizën ligjore për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Ta miratojë tani nëse biem dakort, ta kalojë Parlamenti tani për ti hapur rrugën eksplorimit teknik të mundësive.
Balla:Është shumë e rëndësishme, tekonologjia është armiku më i madh jo vetëm i manipulimeve por armiku më i madh edhe i korrupsionit. Nuk besoj që në krahun këtej të kësaj salle, nga zoti Vasili, tek unë, zonja Hysi, apo zoti Maja, ka njerëz që kundërshtojnë teknologjinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-ps-dakord-ne-parim-per-votim-dhe-numerim-elektronik/

Share This Video


Download

  
Report form