http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita nuk terhiqet nga kërkesa e saj per zbatimin e identifikimit biometrik, votimit e numërimit elektronik ne zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit. Sekretari i pergjithshem i PD, Arben Ristani deklaron se PD eshte e gatshme te negocioje me shumicen per te arritur realizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, por ne te kundërt opozita kercenon me bojkot te parlamentit e protesta.
Te premten opozita u largua nga komisioni i reformes elektorale pas rrezimit te kerkeses se saj per teknologjine ne zgjedhje, dhe numri 2 i pd sqaron se rikthimi do te ndodhe kur te merret ne shqyrtim platforma e pd duke ironizuar amendamentet e propozuara nga ps si ndryshime thjesht kozmetike.
Por pse PD kembengul per nje identifikim te votuesve ne baze te shenjes se gishtit dhe votim e numerim elektronik.
Ne 17 maj PD depozitoi ne komisionin e reformes zgjedhore shtyllat baze te se ciles ishin përdorimi i teknologjise ne zgjedhje, kontrolli i financimit te parave ne fushaten elektorale e ndeshkimi per ata qe blejne apo vjedhin voten.Qe prej atij momenti edhe ps edhe lsi kane dorëzuar propozimet e tyre per reformen zgjedhore; por përtej debatit politik komisioni nuk pa pasur asnjë produkt konkret. por tashme qe zgjedhjet jane 5 muaj larg opozita eshte e vendosur te kembengule ne kërkesat e saj te cilat sipas PD perbejne te vetmet garanci se vullneti i shqiptareve nuk do te tjetërsohet.