Teknologjia, Duhet kohë për zbatimin në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen zërat që e konsiderojnë të pamundur aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Ish-drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2013-ës, Conny McCormack, theksoi se votimi dhe numërimi elektronik, kërkojnë kohë te gjatë për t?u zbatuar.?Unë e kuptoj se është një temë e rëndësishme dhe po debatohet shumë këtu në Shqipëri, ashtu siç është në të gjithë botën. Është shumë e rëndësishme të ketë kohë të mjaftueshme të zbatosh një sistem të ri. Është e pamundur që të aplikosh një sistem të ri në pak muaj. Ka nevojë për shumë kohë për ta zhvilluar dhe të ndërmerret edukimi i votuesve për një sistem të ri votimi.?Gjatë një takimi me studentë të Fakultetit Juridik, McCormack, eksperte në legjislacionin zgjedhor, ka dhëne edhe shembuj të vendeve që e zbatojnë teknologjinë në zgjedhje, por edhe problematikat që e kanë shoqëruar atë.?India dhe Brazili janë dy vende shumë të mëdha, që aplikojnë votimin dhe numërimin elektronik prej 10 vitesh. Ka edhe vende të tjera që kanë blerë pajisjet elektronike të votimit si për shembull Irlanda, të cilat kurrë nuk i kanë përdorur pasi shpenzuar qindra miliona dollarë, ose i kanë përdorur një herë dhe më pas vendosën të kthehen tek votimi tradicional i zgjedhësve. Në asnjë rast problem nuk ka qenë teknologjia, sepse të gjithë e dimë se nëse teknologjia bëhet siç duhet ajo do të funksionojë, dhe sigurisht që është më e saktë se sa të numërosh vota njëra pas tjetrës nga njerëzit. Por problemi tek këto vende që e kanë kthyer mbrapsht sistemin lidhej me dyshimin dhe mungesa e besimit.?Aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit e ka konsideruar të pamundur, për shkak të mungesës së kohës edhe shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard.

Share This Video


Download

  
Report form