http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës kërkoi 10 vite burg për Andrea Memollari, i cili aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve në korrik të vitit të kaluar. I riu akuzohet për ?aksident me pasojë vdekje? dhe ?largim nga vendi i ngjarjes?. 20-vjecari do të përfitojë ulje te një te tretës se dënimit, pasi pranoi gjykimin e shkurtuar. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte dhe Arjan Prifti, bashkëshorti i Dhurata Dokut. Ai i tha si se rrethanat e vdekjes se bashkëshortes janë mjaft te renda. Aksidenti fatal ndodhi ne rrugën ?Jordan Misja?, teksa Dhurata Doku tentoi te kalonte ne anën tjetër së bashku me dy fëmijët e saj. Makina me te cilën udhëtonte i riu goditi për vdekje gruan. Nga pamjet e kamerave te sigurisë u vërtetua se Memollari nuk ndali fare ne vendin e ngjarjes. Më herët, në 2015-ën, 20-vjeçari ishte arrestuar teksa lëvizte me shpejtësi në një nga zonat e Tiranës. Ai tentoi t?i jepte ryshfet punonjësit te Policisë Rrugore qe e kishte ndaluar.