Ora News – “Rama presion Akademisë së Shkencave, u imponon emrat e tij për drejtësinë”

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike reagoi sot lidhur me procedurën që po ndiqet për zgjedhjen e dy anëtarëve që do të jenë pjesë e KLGJ-së dhe KLP-së, duke ja marrë këtë të drejtë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në një deklaratë nga selia blu, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama se ka hedhur një tjetër hap drejt kapjes së institucioneve të drejtësisë, duke tentuar që të emërojë njerëzit e tij dhe përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave.
Sipas ligjit, Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin ad-hoc që do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Deklarata e plotë e Alibeaj
Edi Rama ka kryer një tjetër hap drejt kapjes së institucioneve të drejtësisë, duke tentuar të emërojë njerëzit e tij, edhe përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtare të KLGJ dhe KLP.
Kryesia e Akademisë nën presionin e Edi Ramës, pa bërë asnjë mbledhje apo konsultë me akadamikët, ka propozuar kandidaturat, dhe ka kërkuar konfirmim ?me email për emrat, duke cenuar haptazi fshehtësinë e votës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-presion-akademise-se-shkencave-u-imponon-emrat-e-tij-per-drejtesine/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS