Report TV - '21 janar' gazetari që u plagos: Presion që të thosha se më plagosi turma

Report TV 2017-03-31

Views 0

"Autorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë jo vetëm të lirë e të pandëshkuar por edhe çdo të enjte Berisha bërtet 'ua bëj si me 21 Janar". Kështu u shpreh sot në një lidhje telefonike për Report Tv,Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos me 21 janar te vitit 2011, në protesten e opozitës përballë kryeministrisë.

Mahmutaj tregon momentin si e larguan nga puna, pse nuk pranoi të deklaronte se ishte qëlluar nga turma dhe jo nga Garda e Republikës, detaje nga vrasja e Hekuran Dedës, dhe si e kuptoi se ishte plagosur dhe vetë.

Gazetari theksoi drejtësia është kapur kokë e këmbë nga Berisha pasi gjyqtarët që dhanë vendimin për 21 janarin janë nomenklaturë e Argita Berishës, ku të gjithë janë emëruar përmes studios së saj.

Share This Video


Download

  
Report form