Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtem Ditmir Bushati akuzoi deputetin Ben Blushi se po përdor politikën e jashtme për të fituar kredo në politikën e brendshme.
Në replikë me deputetin Blushi nga foltorja e Kuvendit, Bushati mohoi që politika e jashtme të jetë personalizuar nga Rama dhe se marrëdhëniet me Greqinë u prishën për shkak të PDIU-së.
Bushati: Unë bisedat me Sandrin e Sandrat nuk i di, as nuk kam punuar me to, as nuk dua të punoj me to. Flas në emrin tim dhe për funksion që mbaj dhe për funksionin që mbaj mund të them se Shqipëria është vendi pararojë në procesin e Berlinit. Nuk është korrekte të godasësh poshtë brezit sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.
Mund të thuash që kjo qeveri, është ekorruptuar kriminelë, çfarë të duash. Ky është talenti për të rrëfyer sipas mënyrës tënde por faktet kanë të bëjnë me dije e njohuri.
Marrëdhëniet me Greqinë nuk janë ata që ne do të donim të ishim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-replikon-me-blushin-seshte-korrekte-te-godasesh-poshte-brezit/