Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në një mëngjes pune të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Duke folur për strukturimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit, Bushati theksoi rëndësinë e një shpërndarjeje të drejtë dhe të ndershme të selive të organizatave rajonale në të gjitha vendet.
Ai theksoi gjithashtu nevojën e një kalendarizimi të aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, në të gjitha nivelet.
Bushati vlerësoi raportin mbi gjendjen e Unionit të Presidentit Junker dhe vuri theksin në perspektivën e qartë të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e angazhimeve të marra në Samitin e Triestes, në mënyrë të veçantë Planin e Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe diskutimeve në takimin vijues të organizuar nga Kryeministri Rama me Kryeminstrat e rajonit në muajin gusht në Durrës.
Ministri Bushati vlerësoi rolin dhe angazhimin e Komisionerit Hahn për të jetësuar Zonën Ekonomike Rajonale, të cilën theksoi ai, ne e shohim si një rrugë lehtësuese të projektit tonë evropian.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bushati-kerkon-shperndarje-te-drejte-te-selive-te-organizatave-ne-ballkan/