Ora News – Shalsi: Të hiqet TVSH për prodhuesit e energjisë me panele

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për energjinë e rinovueshme i jep kujtdo mundësinë për të reduktuar faturën e energjisë elektrike duke e prodhuar atë me panele diellore. Kështu shprehet Këshilltarja e Ministrit për energjinë Entela Çipa e cila sqaron edhe procesin e matjes së kësaj energjie. Deputeti Eduard Shalsi pas diskutimeve dhe konsultave me bizneset në komisionet paralementare, propozon që për këta prodhues të hiqet TVSH-ja. Për këtë pikë po mban peng ligjin, pritet përgjigja e Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ditët e nxehta e të thata në verë dhe dimri i ngrohtë, kanë qënë shqetësim për furnzimin me energji elektrike të vendit. Por tashmë ky fenomen do të përkthehet në benefit, ku dielli përpos relaksit në plazh, tashmë do të na sigurojë edhe drita për pushime dhe festat e fundvitit. Ligji për energjinë e rinovueshme krijon mundësinë e vendosjes së paneleve diellore dhe secili prej nesh mund të prodhojë energji e të mos e blejë atë.
Entela Çipa : ?Do vihet një matës me dy drejtime. Kushdo tashmë mundet të reduktojë faturën e vet të konsumit të energjisë dhe të hedhë në rrjet në atë momente që ai nuk dëshiron ta konsumojë. Këto janë konsumatorë të vegjël deri në 500 Ë, të cilët mund të instalojnë panelet diellore ose me erë për përdorimin e tyre vetjak. Në fund të vitit bëhet një bilanc i energjisë, pra matet sa ka konsumuar dhe sa ka prodhuar e në fund del Neto?.
Pas debateve në Komisionin e Veprimtarinë Prodhuese, deputeti Eduart Shalsi, thotë se disa pika të nxehta ligjit janë përmirësuar në favor të qytetarëve dhe investitorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shalsi-te-hiqet-tvsh-per-prodhuesit-e-energjise-me-panele/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS