TIRANE- Një zjarr i rënë në katin nëntokësor të një pallati në kryeqytet ka shkaktuar dëmtime të shuma, por edhe asfiksimin e 4 personave.
Zjarri ka rënë ditën e djeshme në katin nëntokësor të një supermarket dhe menjëherë tymi është shpërndarë edhe në disa apartamente.
Sipas Policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Reshit Collaku?, ku 3 banorë të pallatit dhe një punonjës i policisë shfaqën shenja asfiksie dhe u çuan më pas në spital për mjekime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga zjarri janë djegur linja elektrike dhe ajo telefonike e supermarketit, por edhe janë shkaktuar dëme të mëdha. Dyshimet e para janë që zjarri të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike.