http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niko Peleshi, thotë se ndihet i habitur nga deklaratat e disa prej zyrtarëve të partisë kryesore aleate në koalicionin qeverisës. Nga Korça, zëvendëskryeministri deklaroi se nuk është momenti për lojëra politike. Sipas Peleshit, akuzat përcjellin nervozizëm në prag të zgjedhjeve. I pyetur mbi të ardhmen e koalicionit PS - LSI, Peleshi ripërsërit ftesën që kryeministri Rama i ka bërë LSI-së për të vijuar aleancën politike. Duke ripërsëritur se politikat duhet të lënë mënjanë lojërat, Peleshi thekson se mazhoranca duhet të përqendrohen tek reforma. Prej disa ditësh raportet mes dy partive kryesore të aleancës qeverisës jane tensionuar. Përplasja e parë erdhi pas kërkesën së kreut të Kuvendit Ilir Meta, drejtuar Presidentit të Republikës për për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen ?Balili?