Masat për mbrojtjen e pyjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo peme nuk mund te ketë nje roje, qe ta ruaje gjate 24 orëve nga prerja e paligjshme apo nga zjarret. Tashme me marrjen e administrimit mbi pyjet dhe kullotat, Bashkia e Tiranës ka nisur menjëherë zbatimin e planit te masave, duke vendosur nje kulle vrojtimi ne Malin e Dajtit si dhe një kamera termike.?Këtë dimër kemi qenë jashtëzakonisht konservatorë në licenca dhe prerjen e pemëve. Kemi ricikluar pemë të rëna apo të dëmtuara, sepse besojmë se nuk ka sens të flasim për filozofinë e pyllit orbital, nëse nuk arrijmë të ruajmë dot këto që kemi. Tashmë, me futjen e teknologjisë, kemi një sallë operative ku mund të vëzhgojmë mënyrën se si po trajtohen pyjet në gjithë Tiranën, kryesisht në zonat rurale e malore. Kjo na jep mundësinë të nisim procedim ndaj shkelësve, të njoftojmë policinë apo në rastet e zjarreve, njoftimin e zjarrfikëseve.?Ne përurimin e ambienteve te Drejtorisë se Administrimit te Pyjeve dhe Kullotave, Veliaj u shpreh se sallat operative do te punojnë 24 ore per evidentimin e rasteve problematike.

Share This Video


Download

  
Report form