Report TV - Balla: Shkëlzeni, Saliu e Kalaj, dakordësi për të mos dhënë dëshmi

Report TV 2017-04-01

Views 2

Kryetari i komisionit hetimor për çështjen CEZ, Taulant Balla, u shpreh se ka dakordësi mes Sali Berishës, Shkëlzen Berishës dhe sekserit të privatizimit, Nuel Kalaj, për të mos dhënë informacion përpara komisionit.

Balla kujtoi se Kalaj ka kryer transaksione bankare në vlerën e 7 milionë eurove dhe ajo që po heton komisioni është se ku kanë shkuar paratë.

"Firmosja e privatizimit është bërë në godinën e kryeministrisë. Transaksioni në datën 2126 qershor nga një bankë në çeki, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Personi që po hetojmë është Nuel Kalaj, një person që siç konfirmohet nga emailet e marra në rrugë shumë zyrtare, ka pasur lidhje me autoritetet, përfshirë edhe me ish kryeministrin Sali Berisha. Në një prej emaileve përmendet emri i Shkëlzen Berishës për takime me ata pas takimeve me babain. Provat janë siguruar në rrugë zyrtare. Përveç dëshmisë së Kalajt, duhej të merrej edhe dëshmia e Shkëlzen Berishës. Komisioni gjendet përpara një situate aspak të mirë dhe antiligjore nëse do procedonte me marrjen e dëshmisë pa bërë betimin nga dëshmitari.

Nuel Kalaj, presioni që ka marrë 7 milionë euro, nuk paraqitet në këtë komision. Sali Ram Berisha, ish-kryeministër, ka dhënë një dëshmi në komision. Dëshmia është e pavlefshme sepse s'ka kryer betimin, dhe nuk është përgjigjur fare për këtë çështje. Dhe personi tjetër i lidhur, Shkëlzen Berisha, nuk pranon të bëjë dëshminë dhe mos bërja e dëshmisë bën të pavlefshëm marrjen e dëshmisë. Ka një dakordësi mes të treve për të mos furnizuar komisionin me informacionin që ata kanë. Çfarë i bashkon këta të tre? Këta nuk duan të dëshmojnë përpara këtij komisioni", u shpreh Balla.

Share This Video


Download

  
Report form