Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar edhe njëherë se nuk e ka pritur me dëshirë të madhe shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në votimin e dekretit të Presidentit për shkarkimin e Manjanit në Kuvend, ranë në sy dy vota kundër të deputetëve të LSI, përkatësisht Monika Kryemadhit dhe Kejdi Mehmetajt.
Dekreti u votua me 74 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.
Kundër shkarkimit të Manjanit ka votuar edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Edhe vota abstenuese ka qenë nga radhët e LSI-së e deputetit Përparim Spahiu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/monika-kryemadhi-vote-kunder-shkarkimit-te-manjanit-si-minister/