Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me 55 vota pro dhe 20 kundër, në një votim të fshehtë, Parlamenti shkarkoi kreun e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi. Në këtë votim u vu re përçarja e votave të koalicionit PS-LSI me këta të fundit që votuan kundër këtij vendimi. LSI pretendon se votimi ishte i paorientuar edhe pse argumentat kundër i kanë dhënë në Komisionin e Ekonomisë, ku përfaqësuesit e saj votuan kundër, ndërsa socialistët mjaftohen me zbatimin e rregullores.
Votimi për shkarkimin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, përçau maxhorancën PS-LSI.
Propozimi që erdhi nga Komisioni i Ekonomisë të enjten e kaluar, nuk mori më shumë se 55 vota pro, ndërsa 20 vota ishin kundër shkakrimit të zonjës Shehi. Votimi ishte i fshehtë, por LSI votoi kundër shkarkimit të saj edhe në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
Për deputetin e LSI-së, Spartak Braho, votimi ishte i paorientuar, duke mohuar votën kundër në bllok të LSI.
Ndërsa deputeti tjetër i LSI, Përparim Spahiu, la të kuptohej se sqarimet për votën kundër i kishte dhënë deputeti Gjovalin Kadeli në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kuvendi-voton-sot-shkarkimin-e-drejtores-se-amf-se/