http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzve më me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve. Si një ish-ndihmës i Presidentit Regan, zotit Rohrabacher i pëlqen që t?u jepet një shkundje politikave të brendshme dhe të jashtme. Ai e pret me entuziazëm kryerjen e një politikë të tillë edhe nga Presidenti i ri Trump.Kamera e Vizion Plus ishte brenda në Kongresin amerikan, në zyrën e zotit Rohrabacher pak ditë pasi ai i dërgoi një letër Presidentit të Serbisë Nikoliç, në të cilën, kërkonte që të shqyrtohej mundësia e shkëmbimit të territoreve në veri të Kosovës, si zgjidhja më e mirë. Rohrabacher shkon edhe më tej: Le të ndryshojnë edhe kufijtë e Maqedonisë.