Maqedonia gati të hyjë në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev vlerësoi pozitivisht marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit.



Kreu i aleancës bëri të qartë se pas finalizimit të marrëveshjes vendi do të hyjë në NATO.



Jens Stoltenberg: ?Problemi me emrin bënte hije për një kohë të gjatë në rajon. Tani kemi mundësi për një të ardhme më të mirë. Pres që në samitin e NATO-s pas dy javësh, të çelin negociatat për anëtarësim, dhe pas finalizimit të marrëveshjes, të hyni në NATO. Pa e finalizuar, nuk mund ta bëni këtë. Dera e NATO-s është e hapur, mos e humbni këtë mundësi?



Kryeministri Zaev ripërsëriti se zbatimi i marrëveshjes varet nga rezultati i referendumit që pritet të mbahet në vjeshtë, ndaj ai u bëri thirrje qytetarëve ta mbështesin me vote.



Zoran Zaev: ?Republika e Maqedonisë ndërtoi ura për të zgjidhur mosmarrëveshjet me vendet fqinje. Marrëveshja me Greqinë hapi procesin që më në fund të bëhemi pjesë e NATO-s. Vullneti i fortë për të zgjidhur mosmarrëveshjet na solli shumë lajme të gëzueshme. Tani kemi për çfarë të bashkohemi. Le të themi po të ardhmes sonë.?



Ndërkohë deputetët e Maqedonisë do të votojnë për herë të dytë  Marrëveshjen me Greqinë për emrin, pas kthimit te saj nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov.

Share This Video


Download

  
Report form