Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ardian Cipa,Artan Hoxha, Flamur Vezaj, Klodiana Lala, Mentor Kikia, Prec Zogaj,Lorenc Vangjeli
Drejtori i Përgjithshëm i Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit Ardian Cipa ka shpjeguar në Opinion edhe arsyen pse Klemend Balili nuk u mbajt në vëzhgim në momentin kur erdhën sinjalizimet që ai ishte një krerët e drogës. Çka bëhet fjalë pë ditët e para të muajit maj të vitit të kaluar deri në ditën e zhdukjes së tij më 18 maj. Sipas z. Çipa vëzhgimi në këtë moment do të ishte i paligshëm pa një urdhër nga Prokuroria. ?Policia ka ndërrmarrë hapat e vetë por nuk ka qenë kaq e lëhtë që të arrestonim një person të lirë. Edhe pas sekuestrimit të lëndës narkotike në Greqi dhe arrestimit të 15 personave ne kemi insitistuar për të nxjerre masën e sigurimit për këtë individ. PorNuk nuk mund ta mbanit në mbikqyrje. Letërporosia ka ardhur në dhjetor. Për këtë person ka një procedura ligjore edhe nëpërmjet komunikimit me Prokurorisë. Madje në datat 8-18 maj nuk mund ta mbanim as në kontroll?.
Analisti Preç Zogaj ka shkuar edhe më tej në Opinion duke thënë se arsyeja e vërtetë e mosarrestimit të Balilit nuk është Policia, por politika. ?Ky është një person më lidhje të fuqishmë politike. Ka gjuajtur poeshk, ka shkuar në dasmë. Po nuk autorizoi politika njerëz të këtij kalibri, policia nuk vepron.?
Gazetari Flamur Vezaj ka lexuar në Opinion për herë të parë edhe një pjesë të përgjjimeve që i janë bërë Balilit, ku shfaqet lidhja e tij me trafikun e narkotikëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Hetimit të Krimit të Organizuar Ardian Çipa ka ngarkuar me përgjegjësi Prokurorinë e cila sipas tij ka qenë e paaftë të bindë me prova policinë për ndalimin e Balilit. ?Ai është pjesë e një grupi të struktuar kriminal. Ne kemi filluar hetim për asetet. Në të gjitha veprimet hetimore policia ka parimin që të jetë ligjshme. Kërkimet tona sigurisht që janë inicuar nga disa të dhëna. Angazhimin për arrestimine tij është i gjithë agjencive ligjzbatuese, por çmimin për mosarrestimin e Balilit e ka Prokuroria?.
I pyetur lidhur mbi informacionet që kanë ardhur pas shpërblimit që ka vendosur Policia për ?kokën? e Balilit, Drejtori i Përgjithshëm i Hetimit të Krimit të Organizuar ka pranuar se janë shumë njoftime që vijnë mbi praninë e Balilit në vende të ndryshme. ?Ka shumë informacion që verifikohen rasti pas rasti. Është i vështirë edhe për shkak të sigurisë financiare që ka individi. Institucionet shtetërorë po kryejnë punët e vet. Nuk mund të jap informacion nëse aksionet janë dekonspiruar, pasi kjo është detyrë e një strukture tjetër?.
Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh telefonik në emision, të ardhur nga një gazetar, sipas të cilit Balili u ndalua në muajin gusht, por polici që kreu ndalimin u transferua menjëherë. Nuk dihet se sa i vërtetë është ky informacion, ndërkohë që i mbetet organeve ligjzbatuese për ta verifikuar si mesazh.