Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN;
Të ftuar:
Neritan Sejamini,
Gjergj Buxhuku
Lidhje të drejtpërdrejtë me:
Rezart Taçi,
Klodiana Lala
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/opinion-kush-vodhi-me-armo-n/
Drejtuesi i Exit.al, Neritan Sejamini është shprehur të hënën në lidhje ARMO-n se nga pikëpamja e biznesit që në fillimet e kësaj kompanie nuk ka pasur asnjë leverdi ekonomike. Sejamini thekson se në vitin 1999 ARMO u nda, Albetroli ngeli në vete dhe për pjesën e rafinimit dhe shitjes së naftës u krijua kompania e quajtur ARMO. Ai deklaron se ARMO është një kompani nëse nuk furnizohet nga Benkers me naftë, nuk ka asnjë vlerë ekonomike. Sipas tij, kjo është një artificë që qeveria e krijoi në vitin 1999.
Gjergj Buxhuku ka deklaruar se tek rafineria ARMO të gjitha investitorët apo biznesmenët që e kanë marrë në administrim kanë vepruar thuajse me të njëjtën skemë. Sipas tij të gjitha këto ndërmarrje kanë përdorur të njëjtën formulë pasi kanë marrë drejtimin e rafinerisë, nuk kanë paguar detyrime kanë vjedhur qindra milionë dollarë dhe më pas e kanë shitur. Sipas Buxhukut kjo ka treguar se qeveria ka qenë bashkëpunëtore në vjedhjen e ARMO. Janë dy trupa teatrore që kanë luajtur të njëjtën skemë të një dramaturgu dhe të të njëjtit regjisor. Fitimet janë kolosale në abuzimin financiar. Ka me qindra milion të llogaritura dhe qindra milion dëmet publike dhe e gjithë përgjegjësia këtu është e shtetit. Ishte një tjetër kompani amerikane që veprime të njëjtën skemë. Se ne i fusim amerikanët për të treguar se jemi të fortë. Pra logjika është se kjo u përsërit pas disa vjetësh, u përdorë e njëjta formulë. Unë e shoh problemin diku tjetër. Unë e shoh problemin diku tjetër, sepse fakti që ti po shet një ndërmarrje, një kompani që është objektivisht e falimentuar. Nëse do të zbatosh standardët praktikisht shitet dhe gjen gjithmonë lojtarë që futen në lojë. Tani problemi është një, o qeveria jonë është e pa aftë, totalisht e pa aftë, ose ajo është bashkëpunëtore dhe i thotë atij që vjen hajde se ne punojmë bashkë mbi këto abuzim mbi publikun?, u shpreh Buxhuku.
Ish administratori i ARMO Rezart Taçi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin Opinion është shprehur se e ka blerë këtë rafineri sepse kompanitë nxjerrëse si Bankers dhe Alpetrol i shisnin ARMO naftën bruto me 45% zbritje nga çmimi i bursës. ?Kompanitë nxjerrëse të naftës BankersPetrol dhe AlbPetrol i shisnin kompanisë ARMO naftën bruto me 45 përqind zbritje nga çmimi i bursës. Në privatizim ne kërkuam që të ruhej ky çmim nafte për pesë vitet e ardhshme, ky çmim nafte bruto me 45 përqind zbritje nga tregu ndërkombëtar, marzhet e fitimit ishin aq të larta sa të garantohej marzhe të larta fitimi dhe të ardhura për të financuar në planet e biznesit pesë vjeçar?, u shpreh Rezar Taçi. Më tej Taçi ka deklaruar se nuk ka asnjë detyrim tatimor ndaj shteti për Armo. Ai tha se detyrimet e mbetura i janë shitur kompanisë Azere e cila do të pagua...