Shkëlzen Hasanpapaj, 19 vjeç, autori i atentatit ndaj Florenc Çapjas në Elbasan, në 6 qershor qershor të vitit të kaluar, është arrestuar këtë të martë në Hollandë.
Hasanpapaj u identifikua nga policia pas një hetimi të gjatë nga Prokuroria e Elbasanit.
Ai ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë pas atentatit të kryer ndaj Florenc Çapjas në qendër të qytetit të Elbasanit, teksa largohej me nxitim nga vendi i ngjarjes.
Çapja, i cili mbeti i plagosur në atentatin e shkurtit të vitit të kaluar pranë hotel Universit, i shpëtoi sulmit të Hasanpapajt. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur miku i tij dhe një punonjëse e policisë e cila ndodhej pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi me armë.
Ndërkohë, 19-vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj është arrestuar nga policia rreth dy javë pas ngjarjes, në 22 qershor të vitit të kaluar, pasi drejtonte motorin pa leje.
Ai është liruar më pas nga gjykata.
Ndërkohë, i riu dyshohet si pjesë e grupit që kreu atentatin ndaj Çapjave pranë Hotel "Univers", ku humbën jetën tre anëtarë të fisit, ndërsa u plagosën disa të tjerë.
Gjatë këtij sulmi mbetën të vdekur Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli të cilët u qëlluan me kallashnikov në lokalin e Çapjave. Ndërsau plagosën Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja, Arnold Çapja dhe Erdis Sulku.