Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është arrestuar në Holandë, 19 vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj, atentatori i dyshuar i dy sulmeve ndaj fisit Çapja në Elbasan, i pari në shkurt të 2016-s ku humbën jetën tre anëtarë të fisit dhe i dyti disa muaj më pas, në qershor.
I riu është arrestuar rreth një javë më parë nga policia holandeze, dhe është identifikuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në një zonë të populluar të Elbasanit në muajin qershor të 2016-s. 19 vjeçari dyshohet dhe si autor i atentatit pranë Hotel ?Univers? në shkurt të vitit 2016, ku humbën jetën tre anëtarë të fisit Çapja, Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli të cilët u qëlluan me kallashnikov, ndërsa u plagosën Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja, Arnold Çapja dhe Erdis Sulku.
Floren Çapja mbeti i plagosur në muajin shkurt, ndërsa në qershor ai i shpëtoi atentatit të Hasanpapajt pasi udhëtonte me një automjet të blinduar.
Në këtë ngjarje mbeti i plagosur miku i tij dhe një punonjëse e policisë e cila ndodhej pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi me armë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-ne-holande-autori-i-dyshuar-i-vrasjes-te-fisit-capja/