Ora News - Arrestohet në Kakavijë autori i dyshuar i vrasjes së Denis Kasës

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vit e gjysmë pas vrasjes së Denis Kasës në Fier, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, Ermal Binjaku 28 vjeç.
Policia sqaron se ?rreth orës 00:47 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi Ermal Binjaku, 28 vjeç, banues në Fier.
Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ?TIMS?, ky shtetas ( Ermal Binjaku) rezultoi se është person në kërkim?
Si u vra Denis Kasa?
Denis Kasa 44 vjeç u vra në janar të 2016 ndërsa dy të tjerë u plagosën pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës në të cilën udhëtonin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të 8 janarit 2016 në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur ?Kthesa e mullirit të artë?.
Viktimë ka mbetur Denis Kasa, 44 vjeç i cili dhe drejtonte automjetin, ndërsa dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati janë plagosur nga breshëria e plumbave.

Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-ne-kakavije-28-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim-per-vrasje/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS