Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 27 pemë rrapi 135 vjeçarë të mbjella prej Vrionasve në vitet 1880 kur edhe u hodhën themelet e qytetit të Fierit po thahen, duke paraqitur rrezik për kalimtarët, por edhe për automjetet që kalojnë pranë. Banorë e zonës që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë pohojnë rrezikun, ndërsa i bëjnë thirrje bashkisë të vërë dorë duke i krasitur apo prerë, pemët shekullore.
Qytetarë: Kanë rënë degët. Bashkia duhet të marrë masa patjetër. Rrezikohet jeta e njeriut.
-Janë shumë të thata dhe para ca kohësh u shkëput një degë. T?i presë të gjitha që janë tharë..
Pemët e Rrapit, kanë lartësi 13-15 m, me diametër të trungut që varion nga 100? 250 cm. Disa prej tyre u dëmtuan gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës automobilistike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrapet-shekullore-ne-fier-rrezik-pergjate-rruges/