Report TV - Durrës, Basha denoncon punimet: Po varroset arkeologjia, protesta!

Report TV 2017-04-01

Views 0

DURRËS-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar punimet në zonën ku dolën rrënojat arkeologjike duke akuzuar autoritetet lokale dhe qendrore se po e shkatërrojnë për qëllime përfitimi.

"Nuk po punojnë për nevoja të qytetareve por po kryejnë investime për përfitime personale për xhepat e tyre.

Nuk po investojnë në nevojat imediate të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit.

Durrësi po mbytet nga ndotja dhe këta ngrenë veliera. Qëllimi i tyre është që të marrin gjysmat e parave për vete.

Nuk investojnë në shërbimin e ujit të pijshëm dhe të problemeve të tjera të qytetit, por po varrosin arkeologjinë e qytetit vetëm për interesa personale" tha ai.

Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit që të mblidhen në datën 18 Shkurt për të shporrur, sipas tij këta gjakpirësa të popullit.

Share This Video


Download

  
Report form