Plan veprimi për Tiranën e gjelbër

RTV KLAN 2017-04-01

Views 0

Tirana do të jetë i pari qytet në Ballkan, që do të ketë një plan veprimi për qytetin e gjelbër. Gjatë prezantimit të këtij projekti të bashkisë së Tiranës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryebashkiaku Erion Veliaj, u shpreh se gjithçka do të bazohet në planin urbanistik.

Erion Veliaj: Kemi marrë një vendim politik, pavarësisht presionit që kemi për ndërtime në Tiranë, vendimi është që qyteti deri në 2030 do të rritet me 1.5 milionë banorë, do të thotë që edhe kontraktorëve do u kërkojmë për projekte të këtyre përmasave ...ajo që duam të dimë nga konsulenti është si ta përkthejmë këtë në copëza të implementueshme dhe segmente të implementueshme të këtij projekti ambicioz që ne kemi.

Po ashtu Veliaj u ndal edhe tek krijimi i pyllit orbital, për të cilin bashkia jo vetëm ka buxhetuar para për blerjen e pemëve por edhe ka kërkuar nga bizneset të sponsozirojnë gjelbërimin e segmenteve te caktuara.

Share This Video


Download

  
Report form