Plan veprimi per qytetin e gjelber

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Gjatë prezantimit të planit të veprimit për qytetin e gjelbër, pjesë e të cilit është edhe Tirana, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi domosdoshmërinë e tij, gjë e cila u vu re edhe nga përmbytjet e ditëve te fundit.

?Ky është një shpagim, një hakmarrje e natyrës për një shpërdorim kolektiv që ne i kemi bërë natyrës këto 27 vite. Këtu nuk është momenti për të vënë gishtin kush ka faj më shumë por besoj si komb kemi përveshur mëngët dhe i jemi hakërryer natyrës dhe vetëm sot po kuptojmë se si natyra po na kthen hakun.?

Ndryshimi i stilit te jetesës dhe transformimi i flotës së mjeteve të transportit u renditen nga kryebashkiaku si prioritet.

?Këtu besoj që kemi nevojë për disa investime që të inkurajojnë një stil të ri jetese, ... dhe besoj nuk jemi këtu për të avokuar ndalimin e makinës. Një nga gjërat që ne do të bëjmë, është krijimi i një infrastrukture bazike biçikletash, për ti paraprirë ardhjes së 4 mijë biçikletave?, ,,, ?Nëse shikoi se kompanitë e autobusëve nuk na sjellin planet për 2018 sesi do të fillojnë konvertimin e flotës, do të thotë që do të krijojmë një kompani publike dhe jam duke ecur paralelisht me atë plan.?

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër sipas kryebashkiakut do të krijojë qasje më të strukturuar ndaj problemeve kryesore mjedisore.

Share This Video


Download

  
Report form