Pafajësi për “hakmarrjen për drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-02

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllet saga 19-vjeçare e 10 anëtarëve të se ashtuquajturës ?Hakmarrja për drejtësi?.Këtë të hënë, Gjykata e Apelit te Krimeve të Rënda u dha pafajësinë te gjithë pjesëtarëve te bandës, të cilët ishin dënuar nga 15 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Sot, Leart dhe Orik Shyti si edhe Altin Arapi të dënuar me burgim të përjashtëm mund të kthehen në vendlindja, edhe pse kanë fituar statusin e azilantit në Belgjikë. E një gjë do të ndodhi edhe me Dritan Hate, Gent Caka, Nikolin dhe Pasho Novruzaj, të cilët janë të dënuar nga drejtësia shqiptare.Gjykata e Lartë me vendimin e saj të dhënë në mars të 2016, riktheu edhe njëherë dosjen për gjykim të krimet e rënda. Organizatës ?Hakmarrje për Drejtësi? e drejtuar nga Orik dhe Leart Shytoi iu faturuan disa ngjarje te renda.Nder krimet per te cilat u akuzuan anëtaret e grupit janë vendosja e bombës tek ish-supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim personash, disa vrasje e tentativa vrasjesh. Per 19 vjet me radhe pjesëtaret e ?Hakmarrjes per drejtësi? u gjykuan ne shkalle e ndryshme te gjyqësorit.

Share This Video


Download

  
Report form