Ora News – Kokëdhima: Veliaj-Tahiri ëndërrojnë të bëhen pasardhës të Ramës në PS

Ora News Lajme 2017-06-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Elbasani ku prezantoi për socialistët Lëvizjen ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima ka akuzuar Partinë Socialiste se qeveriset si një bashkësi bandash.
Kokëdhima tha se PS-ja e Tiranës, është dega më e shpartalluar nga të gjitha bashkitë e tjera.
Mungesa e zgjedhjeve që nga 2011, sipas Kokëdhimës vjen si pasojë e rivalitetit Veliaj-Tahiri.
Kokëdhima: Në gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2016 u bënë zgjedhjet e organeve vendore të Partisë Socialiste. U zgjodhën edhe kryetarët e partive në nivel bashkie. Në Tiranë nuk u bënë zgjedhjet. Partia Socialiste e Tiranës është më e shpartalluara në krahasim me gjendjen politike dhe organizative të partisë në të gjitha bashkitë e tjera të vendit. Saimir Tahiri është kryetar qysh në vitin 2011. Ai e ka mandatin 2 vjet. Që atëherë ai nuk është zgjedhur më. Saimiri nuk zgjidhet, ai rri kryetar vetvetiu. Është kryetar i përherhershëm.
Sipas Kokëdhimës, Tahiri dhe Veliaj, janë dy ?princat? e Rilindjes që e kanë marrë peng PS-në e Tiranës.
Sipas tij, ata ëndërrojnë që të bëhen pasardhës të Ramës në PS.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kokedhima-veliaj-tahiri-enderrojne-te-behen-pasardhes-te-rames-ne-ps/

Share This Video


Download

  
Report form