Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se shpreson që protesta e 18 shkurtit e Partisë Demokratike të jetë e qetë dhe kjo do të jetë fitore për të. Ai tha se besonte se protesta do të kishte edhe dy ?viktimat? e para.
Vangjeli: Kjo protestë duhet të garantojë standardin. Nëse PD i vë emrin pakënaqësisë popullore, arrin të garantojë që forca e protestuesve është e inkuadruar që nuk do të drejtohet as kundër xhamave. Kam përshtypjen se janë dy ?viktimat? e para. Strehëza e bardhë e Kryeministrisë dhe kërpudha.
Hapi i parë, hallka më e rëndësishme është që të garantohet qetësia. Ku thuhet madje se do të ketë edhe organizim brenda organizimit. Nëse protesta do të jetë e qetë, do të jetë fitorja e PD-së pavarësisht numrit. E dyta, le t?i japin më shumë vend racionales. Nuk e di pse ai opiumi i dikurshëm komunist për beteja finale i ka infektuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vangjeli-dy-viktimat-e-para-te-protestes-se-pd-se/