Pas një takimi që ka zgjatur rreth 120 minuta me ambasadorin e SHBA në Tiranë, jo si zakonisht kryetari i Kuvendit ka lajmëruar një dalje për mediat ku ka zbardhur heshtjet e diskutuara.
Zbatimi i reformës në drejtësi si dhe kryerja e reformës zgjedhore apo zbatimi i ligjit te dekriminalizimit në zgjedhjet e ardhshme, sipas Ilir Metës ishin shqetësimet që ndau me ambasadorin Donald Lu, të cilin e cilësoi një bashkëpunues të rëndësishëm dhe përfaqësues të një aleati të madh si SHBA.
Në daljen e fundit mediatike kryeparlamentari Meta u pozicionua në krah të Prokurorit të Përgjithshëm pas përplasjes së ashpër publike qe ky i fundit zhvilloi pikërisht me ambasadorin Lu, të cilin e akuzoi se i kishte bërë presione organit qendror të akuzës lidhur dhe me shortin e hedhur për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi./ TV KLAN