Gazetari i Tv Klan: Kjo është shtëpia e Admir Muratajt në Prezë, të cilën ai e ka blerë para rreth dhjetë vitesh dhe ka jetuar një pjesë së kohës në të. Siç shihet, ajo është e mirinvestuar dhe me kamera sigurie. Banorët thonë që e njihnin fare pak.
Në këtë banesë, policia ka sekuestruar një pjesë të parave të grabitura. Shuma me e madhe u gjet në një servis të familjes Murataj në Vorë.
Një pjesë e parave ishin futur në një tenxhere të fshehur në pjesën e pasme të servisit, si dhe në këtë kasafortë që më pas ishte salduar dhe groposur.
Baza e grupit dyshohet se ishte një apartament në qendër të Vorës.
Gazetari i Tv Klan: Ky apartament në katin e gjashtë të një pallati në Vorë, dyshohet se është përdorur nga grupi dhe ku policia ka gjetur një pjesë të mirë të parave.
Banesat ku jetonin anëtarët e grupit dhe vendet ku janë sekuestruar paratë vijojnë të jenë nën mbikqyrjen e policisë për 24 orë. Një pjesë e parave, sipas grupit hetimor, janë investuar në forma të ndryshme nga grabitësit, në banesa e biznese.
Tv Klan