Report TV - Zbardhet dëshmia,Cali:Deputeti Prenga më qëlloi me armë

Report TV 2017-06-03

Views 1

TIRANE-Gjokë Cali, pjestar i familjes Cali e cila 1 vit më parë u përfshi në konflikt me deputetin Armando Prenga për të drejtën e shfrytëzimit për peshkim të lagunës së Patokut, ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë duke i qëndruar versionit dhënë në polici e prokurori se ai është kërcënuar me jetë nga deputeti.

?Në darkë më 4 shtator 2015 më mori në telefon djali im, më tha se ke lokali kish shkuar Armando Prenga. Mora makinën dhe u nisa për në Lagunë, rrugës në vendin e quajtur Fushë Kuqe u shkëmbeva me shtetasin Armando Prenga, i cili po udhëtonte me automjet bashkë me 3 persona të tjerë. Ndala makinën po ashtu dhe Prenga, i kërkova shpjegime për ngjarjen e ndodhur djalin. U konfliktuam dhe Armando Prenga nxorri pistoletën, më goditi me qytën e saj në kokë dhe më pas qëlloi një herë në ajër? rrëfeu Gjok Cali para gjyqtarëve.

Dëshmia e tij u pasua nga e djalit Dorian e Nipit Julian Çali të cilët konfirmuan se Prenga i kishte shkuar në lokal duke i kërcënuar.

Share This Video


Download

  
Report form