CËRRIK-Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin Cërrik-Gostimë ku ka humbur jetën një vajzë 20-vjeçare.
Kamela Hoxha ka vdekur ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së mjetit tip "Volkswagen " me targa AA 015 MR me mjetin tip "Ford" me targa AA 123 BE.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtërmen ndërsa 4 të plagosurit janë në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit.