Report TV - KQZ rrëzon udhëzimin, partia e Blushit regjistrohet në zgjedhje

Report TV 2017-06-03

Views 0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur këtë të premte të regjistrojë partinë LIBRA të Ben Blushit.

Vendimi u mor me votë unanime 7 pro dhe asnjë kundër.

KQZ vendosi të rrëzojë udhëzimin e administratës së KQZ, që ka të bëjë me nenin 68, pika 3, e Kodit Zgjedhor, i cili vendos si detyrim paraqitjen nga partia politike, në rastin konkret për partinë LIBRA të Ben Blushit, të një vërtetimi nga Kuvendi se ka mandat deputeti 6 muajt e fundit dhe se për t'u regjistruar pa pasur nevojë të mbështetet nga një listë prej 5000 firmash.

Debati në këtë për këtë çështje lidhej me afatin 6 mujor nëse do të ishte data e zgjedhjeve apo data kur përfundon mandate ligjor i deputetit.

Në këto kushte i jepet përgjigje përfundimtare pretendimit të ngritur një ditë më parë nga kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, se KQZ po synon mos regjistrimin e partisë së tij në zgjedhje.

Share This Video


Download

  
Report form