TIRANE-?Dekriminalizimi? duket se do të presë një tjetër mandat deputeti.
Sot Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar zyrtarisht t?i ndërpritet mandati deputetit Armando Prenga.
Ndërkaq mësohet se shpëton nga ndëshkimi deputeti i PD, Flamur Noka. Prokuroria theksoi sot se një deputet tjetër (Flamur Noka), i cili ka qenë nën procedurën e verifikimit, nuk është në kushtet e ndalimit sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Ndërkohë, një hetim penal është regjistruar edhe kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar se, në disa raste, ky institucion nuk ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të ligjit ?Për Dekriminalizimin?.
Kështu, sipas Prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore.