Prokuroria kërkon heqjen e mandatit të Prengës

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Pa kaluar ende 24 orë nga kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për informacion shtese për deputetin Armando Prenga, kjo e fundit i ka rikthyer përgjigje.

Organi qendror i akuzës rikërkon edhe njëherë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit për Prengen , pasi preket drejtpërdrejte nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas prokurorisë Armando Prenga nuk deklaruar në formular një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit me 450 mije leke për falsifikim të dokumenteve. Vetëm ky fakt për prokurorinë mjafton për t?i ndërprerë mandatin.

Prokuroria i ka dërguar përgjigje këtë të shtunë KQZ-së që të shqyrtojë brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorisë për konstatimin për ndërprerje të mandatit të deputetit Prenga.

KQZ ka detyrim qe te shqyrtoje vendimin e Prokurorisë brenda 10 ditëve nga vendimmarrja e Prokurorisë dhe vendimi për konstatimin e ndërprerjes së mandatit nga ana e organit të akuzës është marrë në datën 15 shkurt.

Për deputetin Armando Prenga prokuroria thotë se në vitet 1996-1997 në Itali vjedhje të pasurisë , falsifikimit të identitetit dhe krime kundër pronës dhe përdorte 10 emra të ndryshëm.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form