http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër sasi rekord prej 1.2 ton kanabis sativa është sekuestruar ketë të enjte nga policia e Vlorës, gjate operacionit ?Underground?. Droga u gjet në tunele të nëndheshme të hapura për fshehjen e lendes, në banesën e 55-vjeçarit Ilirjan Borakaj, në fshatin Peshkëpi të Vlorës. Ky i fundit u arrestua nga policia. Por kontrolli ne banesën e 55-vjecarit u bë pasi Policia kishte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim me gomone drejt Italisë. Uniformat blu kanë dyshime të forta se Ilirjan Borakaj bashkëpunonte me persona të tjerë, me të cilët ka fshehur edhe sasinë e drogës. Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i tij, Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim trafik droge që prej vitit 2012 dhe i dënuar me 2 vite burg. Policia sekuestroi edhe 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transporti, makineri për presimin e lëndës narkotike, fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera.